Reperi i njohur Stresi ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka ndarë disa detaje mbi planet e tij për të ardhmen.
Gjatë këtij bashkëbisedimi, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë prind, por e ka theksuar se ky është një hap që kërkon përkushtim.
Një nga pyetjet që i është drejtuar ishte: “Çfarë plani ke për jetën?”. Përgjigjja e Stresit ka qenë me nota humori: “Të bëhem prind, por do punë puna.. S’do gjejmë nuse në TikTok Live duke bërë lule lule like like avion avion luan luan.”
Duket se Stresi është gati për një kapitull të ri në jetën e tij.