ShowBizzz

Aktori i njohur turk në Shqipëri për pushime verore

Aktori dhe modeli turk, Tolgahan Sayisman, duket se pushimet po i bën në Vlorë të Shqipërisë.

Ai ka ndarë një instastory një fotografi të këtij qyteti, duke e etiketuar, për t’i treguar mbi dy milionë ndjekësve të tij në Instagram pamjen e bukur të bregdetit shqiptar.

Sayisman është i martuar me aktoren dhe modelen shqiptare, Almeda Abazi. Siç duket çifti këtë verë zgjodhi Shqipërinë për pushime.

Nuk është hera e parë që aktori zgjedh Shqipërinë për pushime.