Këngëtari unik me stilin e tij Nikoll Prenqi nuk ka pushuar së bëri muzikë megjithëse duket se ka ca muaj se nuk ka sjellë një projekt të ri.
Po duket sikur në këtë verë të nxehtë ai ka qenë duke u frymëzuar për projektet e reja muzikore.
Ne mësojmë duke ju referuar edhe postimit të tij të fundit në insta story të tij se artisti po punon jo vetëm për një këngë po për një EP të plotë, ku do të seleksionojë 10 këngë, i pari i këtij lloji për të.
Titulli do të jetë ” Love and Vibes” me muzikë të inspiruar nga vitet 1997-2010 të zhanrit RnB. Për tekstet është kujdesur vetë këngëtari, e që ky EP do të publikohet në fund të kêtij viti.BS