ShowBizzz

“E ka kokën e madhe”: Nuk ndalen talljet, Paris Hilton reagon ashpër ndaj komenteve për djalin!

Komentet tallese ndaj djalit te saj, Phoenix, nuk kane te ndalur, dhe Paris Hilton eshte lodhur prej tyre.Pasanikja shpesh publikon fotografi me fëmijët në Instagram, por thotë që merr komente mizore. Shumë kanë shkruar ndër të tjerash se djali i saj e ka ‘kokën e madhe’.“Fëmijë qesharakë”, “Nuk më duken normalë”, “Këtë fëmijë duhet ta ketë sjellë në jetë një magjistar” – janë vetëm disa nga komentet që po e shqetësojnë modelen.

"E ka kokën e madhe": Nuk ndalen talljet, Paris Hilton reagon

Paris iu përgjigj komenteve negative për fëmijët.“Kur jeton në qendër të vëmendjes komentet janë të pashmangshme. Por nëse synon fëmijën tim është e papranueshme. Kjo më dhemb aq shumë sa nuk e shpreh dot me fjalë. Përpiqem shumë që djali im të jetë i rrethuar nga dashuri, nëse nuk postoj foto të fëmijës tim, njerëzit do të thonë që nuk jam nënë e mirë kur postoj, hyjnë dhe shkruajnë me plot urrejtje”, tha ajo. “Unë jam një nënë krenare dhe fëmija im është plotësisht i shëndetshëm. Phoenix është bekimi më i madh në jetën time. Shpresoj që njerëzit të mund ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë dashamirësi, mirësi dhe ndjeshmëri”, shtoi Hilton.

 



bal