Reperja nga Kosova, Tayna ka reaguar ndaj deklaratave të disa personazheve publikë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, lidhur me “ndasitë” që po bëhen kohët e fundit në rrjetet sociale mes shqiptarëve.
Tayna thekson se këto debate janë të pavlera dhe se sipas saj, njerëz pozitivë dhe negativë ekzistojnë kudo, pavarësisht vendit. Ajo shpreh mirënjohjen e saj për mbështetjen që ka marrë nga shqiptarët e Shqipërisë gjatë disa prej momenteve më të vështira të karrierës së saj, ku tregon se i janë gjendur gjithmonë pranë.
“Jo po femrat janë bërë kështu, jo po djemtë ashtu, jo po këta të Shqipërisë janë ashtu, jo po ne… a do t’i lëmë këto ndarje? Një person i mirë është i mirë, i keqi është i keq, pavarësisht të tjerave. Madje, meqë ra fjala, fytyrat publike në Shqipëri më kanë përkrahur më shumë në momentet e vështira si një artiste shqiptare nga Kosova. Kaq”, – ka shkruar reperja në një postim në Threads.