Lajme

Konfiskohen dokumente dhe pajisje kompjuterike në aksionin në veri

Policia e Kosovës ka nisur të premten një aksion për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në komunat në veri. Për aksionin, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë mbyllur pesë komuna paralele.

Ekipi i Tëvë1, është duke qëndruar në Mitrovicë të Veriut, ku në pamjet e dërguara shihet Policia e Kosovës duke konfiskuar dokumente dhe pajisje kompjuterike në komunën paralele në lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.

Ndryshe, janë mbyllur pesë komuna paralele.

Ministri Krasniqi ka thënë se tash më s’do të operojnë komunat paralele: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, e Zveçanit, e Zubin-Potokut dhe e Leposaviqit.