ShowBizzz

Kush është i dashuri i përfolur i Lana Del Rey që po çmend Internetin?

Lana Del Rey nuk duket se po përjeton ndonjë “summertime sadness” me të dashurin e saj të përfolur.

Këngëtarja 39-vjeçare është lidhur së fundmi me një burrë të quajtur Jeremy Dufrene, dhe nuk duket se po fsheh marrëdhënien e tyre.

Kush është ky djalë misterioz dhe si filloi romanca e tyre? Ja çfarë dimë deri tani.

Lana Del Rey së fundmi e quajti Jeremy Dufrene ‘djali im’.

Më 16 maj, këngëtarja e etiketoi Dufrene në përshkrimin e një fotoje në Instagram, duke shkruar, “Familja me djalin tim @jeremy.dufrene ? @codyjay.”

Jeremy Dufrene është kapiten në një kompani që ofron ture me airboat

Dufrene jeton në Luiziana dhe punon si kapiten në “Airboat Tours by Arthur”.

Gjatë tureve të kompanisë, vizitorët udhëtojnë përmes moçaleve dhe kënatave duke parë nga afër jetën e egër, përfshirë çafkat, shqiponjat, krokodilët. Sipas biografisë së tij në kompani, ai më parë ka punuar shtatë ditë në javë në një fabrikë kimike dhe peshkonte karkaleca gjatë pushimeve të tij.

“Pas pak bindjesh nga familja, ai mori licencën e kapitenit dhe filloi të drejtonte ture. Shpejt e kuptoi se kjo ishte një përshtatje e shkëlqyer dhe asnjëherë nuk ka menduar të kthehet në karrierën e tij të mëparshme në fabrikë,” thuhet në biografi. “Jeremy është një kapiten i shkëlqyer airboat-i dhe e do ndërveprimin me jetën e egër dhe klientët.”

Çifti i përfolur njihet që prej 2019

Në vitin 2019, Dufrene u shfaq në një nga postimet e Lana Del Rey në Facebook, të cilën ajo e përshkroi: “Jeremy më la të jem kapiten te Arthur’s Air Boat Tours.”

Këngëtarja ndau një seri fotosh nga aventura e saj, përfshirë një ku ajo drejtonte airboat-in me ndihmën e Dufrene. Në një tjetër foto, kapiteni pozonte me Lana Del Rey dhe dy shoqet e saj.

Fansat e Lana Del Rey po qëndrojnë syhapur për pamjet e radhës të çiftit të përfolur. Më herët këtë javë, një përdorues i TikTok publikoi një video të shkurtër ku këngëtarja kalonte pranë tij në një festival muzikor, duke mbajtur dorën e një burri. 

Disa ditë më vonë, një përdorues i Reddit ndau një foto të çiftit të përfolur në një restorant në Londër.