Lajme

Media franceze: Macron nuk e hapi gojën për Kosovën në Beograd

Përndryshe nga entuziazmi tregtar që ka mbizotëruar në qeverinë franceze dhe në rrjetin e industrisë evropiane të armatimit, gazeta Le Monde i ka kushtuar një editorial me ngjyra më dyshuese marrëceshjes 3 miliardë euroshe, që u nënshkrua në Beograd, në prani të presidentit Macron, për ti shitur 12 avionë Rafle Serbisë.

I titulluar: “Avionët Rafle që duhen mbajtur ne survejim”, në artikull ajo konsiderohet si një marëveshje e shkëlqyer tragëtare, por “me një dimension diplomatik kontrovers”. Dhe një nga  arsyet e dyshimit e përbën edhe Kosova.

Në editorialin e Le Monde thuhet se Macroni as nuk e ka hapur gojën për trazirat që presidenti autokrat Vuçiq nxit në Kosovë. Duke folur për shpresën e qeverisë franceze se marëveshja e fundit do e afrojë Serbinë më shumë me perëndimin aty shkruhet: “Pengesat kryesore për këtë afrim janë nacionalizmi dhe menaxhimi autokratik i vendit të tij nga presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili ka vë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten gjatë një vizite në Beograd se lëvizjet “e njëanshme” dhe “shqetësuese” të Kosovës nuk japin sinjal të mirë dhe se Franca është e përkushtuar që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.”

Macron e nisi një vizitë dyditore në Beograd të enjten, ku Ministria e Mbrojtjes e Serbisë nënshkroi marrëveshje me Francën për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë Rafale.

I pyetur për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Macron tha se kjo çështje “nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe, në përputhje me rrethanat, nëse nuk ka guxim politik për të arritur një zgjidhje” në nën zgjedhë shtypin, keqtrajton kundërshtarët dhe nxit trazira në Kosovë, pavarësinë e së cilës ai e refuzon. Fatkeqësisht, presidenti Macron nuk tha asnjë fjalë për të gjitha këto të enjten në Beograd”.