ShowBizzz

Cover Girl Xhesika Berberi: Nga Mykonos në Green Coast!

Modelja e njohur Xhesika Berberi ka zgjedhur që pushimet e saj t’i kalojë edhe këtë verë në “Green Coast”, nga ku ka dhënë dhe një intervistë për kanalin e YouTube të revistës “Bordo”. Për modelen “Green Coast” është vendi i saj i preferuar, pasi aty gjen gjithçka, që i dhuron kënaqësi, paqe dhe qetësi shpirtërore.

Cover Girl Xhesika Berberi: Nga Mykonos në Green Coast!

E pyetur pse zgjedh që t’i bësh pushimet në Green Coast, modelja tha, “Fatmirësisht më është dhënë rasti të vizitoj shumë destinacione të bukura të botës, por si Green Coast nuk është se ka. Nuk e di pse mbase sepse është vendi im dhe më ngjit shumë, por çdo gjë është në një nivel tjetër. Siç mund të shkojë në standardet e Mykonos, Ibiza, Italisë. Këtu Green Coast t’i ofron të gjitha, të ofron akomodimin perfekt, të ofron aktivitetet më të bukura, të ofron Qendër Tregtare po të doni, që është shumë e vështirë për t’u gjetur.

Cover Girl Xhesika Berberi: Nga Mykonos në Green Coast!

Përveç plazhit fatmirësisht këtu ka aq shumë aktivitete të ndryshme saqë dita të ikën përnjëherë. Një nga të preferuarat e mia është Spa-ja, më pëlqejnë shumë masazhet, dreka dhe darka që i kaloj me miqtë e mi këtu në Green Coast, janë drekat dhe darkat më të mira të jetës sime dhe e them me plot gojë sepse është ushqimi më i mirë në botë. Sigurisht dhe festat janë sikur je një nivel Ibiza apo Mykonos?!”.

E pyetur nëse miq të saj nga Amerika kanë vizituar Shqipërinë, modelja tha, “Po kanë ardhur shumë miq, jam e lumtur kur shikojnë çfarë mrekullish ka Shqipëria. Atyre ju pëlqen shumë kultura jonë, besa, mikpritja. U dukemi njerëz shumë interesantë dhe me shumë karakter të fortë”.

Cover Girl Xhesika Berberi: Nga Mykonos në Green Coast!

Cover Girl Xhesika Berberi: Nga Mykonos në Green Coast!

 

Më poshtë gjeni intervistën e plotë të Xhesika Berberit:

 



bal