Lajme

Zyrtarët e KFOR-it thonë se shtimi i trupave ka të bëjë për një trajnim mbi urën e Ibrit

Të shtunën, KFOR-i ka vendosur automjete shtesë dhe trupa mbi Urën e Ibrit, pasi  që Policia e Kosovës dje ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale.

Por, siç ka mësuar Ekipi i Tëvë1 nga zyrtarët e KFOR-it të cilët kanë thënë se shtimi i trupave nuk ka të bëjë për aksionin e Policisë së Kosovës, por për një trajnim mbi lumin Ibër.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur të premten një aksion për mbylljen e disa objekteve të strukturave paralele në komunat në veri. Për aksionin, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë mbyllur pesë komuna paralele./teve1.info/