Margot Robbie po pushon në ishullin Palmarola, Itali. Aktorja 34-vjeçare australiane, e njohur më së shumti për rolet e saj në Barbie dhe Birds of Prey, dukej rrezatuese me barkun e rrumbullakosur teksa shijoi një pushim me bashkëshortin e saj, Tom Ackerley, dhe miqtë e ngushtë.
Pavarësisht se ishte shtatzënë, aktorja është parë plot energji dhe i po i shijon në maksimum këto ditë pushimi.
Çifti, të cilët janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, duket se po i shfrytëzojnë në maksimum javët e tyre të fundit si çift përpara se të bëhen prindër. Dashuria dhe kujdesi i çiftit për njëri-tjetrin u shfaq plotësisht gjatë gjithë kohës.
Çifti nuk ishte i vetëm në aventurën e tyre italiane. Ata u bashkuan nga producenti i famshëm i filmit Brian Grazer dhe gruaja e tij, Veronica Smiley.
Robbie dhe Ackerley, të cilët u takuan në vitin 2014 dhe u martuan në vitin 2016, kanë ndërtuar një partneritet të suksesshëm si personalisht ashtu edhe profesionalisht. Së bashku, ata drejtojnë kompaninë e tyre të prodhimit, LuckyCap Entertainment, dhe kanë bashkëprodhuar disa projekte, duke përfshirë Hulu’s Dollface.
MARGOT ROBBIE WOW pic.twitter.com/bmZcgvC9q5
— ໊ (@addictionmargot) August 30, 2024
MARGOT ROBBIE WOW pic.twitter.com/bmZcgvC9q5
— ໊ (@addictionmargot) August 30, 2024
bal