Lajme

Lajçak takohet me Vuçiqin, biseduan për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë – Serbi

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të forumit GLOBSEC, në Pragë, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak, përmes një postimi në platformën “X”,  ka shkruar se me presidentin e Serbisë kanë biseduar për pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog.

“Fola me presidentin Aleksander Vuqiç në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar ai./teve1.info/