Julián Ortega, 41 vjeç, i njohur sidomos për interpretimin në serialin hit të Netflix “Elite”, ishte në një bar në plazhin Zahora në jugperëndim të Marbellas, Spanjë, kur pësoi papritur një atak në zemër. Shokë të tij, dhe pushues të tjerë thirrën të tmerruar me urgjenca ambulancën. Mjekët kaluan gati 30 minuta duke u përpjekur të rikthenin në jetë aktorin e teatrit dhe televizionit.
Por pavarësisht se kishin një defibrilator, ata nuk mundën ta shpëtonin dot.
Ortega ishte nga Madridi dhe ishte i njohur për rolet e tij në Caronte (2020), Elite (2018) dhe Nunc Et në Hora (2010). Aktorja Sílvia Marsó shkroi e prekur se : “Ai ishte një aktor i jashtëzakonshëm dhe një koleg i dashur, i sinqertë dhe i sjellshëm sa prindërit e tij. Nuk mundem as ta imagjinoj se si ndihen prindërit e tij dhe të gjithë ata që e njihnin në industri. Është thjesht e tmerrshme. Nuk ma rrok dot mendja. Më ka pushtuar një trishtim absolut”.
bal