Kuriozitete

Një urë 6 mijë vjeçare/ Arkeologët: Tregon se kur nisën të banonin në Spanjë

Një urë e ndërtuar rreth 6000 vjet më parë brenda një shpelle në Mallorca të Spanjës është zbuluar nga arkeologët. Ky zhvillim ndihmon studiuesit të përcaktojnë se kur njerëzit u vendosën për herë të parë në ishujt përgjatë Detit Mesdhe.

Hulumtimet e mëparshme e kishin lidhur kohën e ndërtimit të saj rreth 3,500-3,000 vjet më pare, ndërsa në analizën e re të urës që është 7.6 metra të gjatë, gjithçka ka ndryshuar.

Zhytësit arkeolog thonë se njerëzit kanë jetuar në Mallorca shumë më herët nga sa besohej. Që atëherë, hulumtime të tjera sugjeruan se një prani njerëzore mund të ketë qenë në ishull 9000 vjet më parë, por ruajtja e dobët e materialeve i shtyu studiuesit të vënë në dyshim atë afat kohor.

“Prania e kësaj ure të zhytur dhe objekteve të tjera tregon një nivel të sofistikuar, duke nënkuptuar se kolonët e hershëm njihnin burimet ujore të shpellës dhe infrastrukturën e ndërtuar në mënyrë strategjike për të lundruar në të”, thonë arkeologët.

Ura është bërë nga blloqe të mëdha dhe të rënda gëlqerore, por mbetet e paqartë se çfarë mekanizmash u përdorën nga njerëzit e lashtë të ndërtonin urën.

Ura e shpellës u zbulua për herë të parë në vitin 2000. Disa vite më pas, një studim i shkruar në gjuhën katalanase vlerësoi se ura ishte 3500-vjeçare, bazuar në qeramikën e gjetur në një nga dhomat e shpellës.

Ura ka të ngjarë të ishte përdorur për 400 deri në 500 vjet, përpara se rritja e nivelit të detit të mbulonte urën.

Pra, ka të ngjarë që ura e shpellës të jetë një pararendëse e punimeve më të mëdha dhe më të sofistikuara prej guri të gjetura në ishull.