LifeStyle

Fruti tipik i vjeshtës, këto janë vlerat ushqyese të hurmave

Një hurmë mesatare rreth 170gr, përmban 118Kcal dhe na ofron rreth 6gr fibra.

Hurmat janë shumë të pasura në fitokimikate (antioksidhuesë) si Katehina, Galokatehina dhe Acid vetulinik, subestanca me veti antitumorale. Përmban gjithashtu dhe antioksiduese si Vitamina A, B-karoten, likopen, lutein, zeaksanthin dhe kriptozeaksanthin, të gjithë këto antioksidhuese fuksionojnë si një ushtri e madhe kundër radikaleve të lira që janë zanafilla e një gamë të gjerë patologjish.

Ngjyrën e tyre e marrin nga flavonoidet dhe kryesisht e zeaksanthinës dhe luteinës që kanë si funksion të mbrojnë syrin nga dëmtimet e dritës dhe neutralizimi i radikaleve të lira. Ka shumë ngjasa që këto dy antioksidues të ndikojnë në parandalimin e shfaqjes së perdes dhe të degjenerimit makular.

Mos harrojmë që në jeten moderne sytë tanë janë tej mase të eskpozuar nga ekranet dixhitale. Nga familja e Vitaminave përmban vitamin C ( 1 kokër në ditë plotëson rreth 21% të nevojave ditore), Vitamina të kompleksit B si B9, B6 etj të cilat vitamina bejnë pjesë në raksione enzimatike metabolike në trupin tonë.

Përsa i përket kriprave minerale përmbën Kalium, Magan,Magnez, Fosfor, Baker, etj.