Nga Andriola Kambo
Përfunduam me sukses edicionin e tretë të Muza Competition. Mbrëmja e 20 qershorit bashkoi sërish stilistët e rinj shqiptarë nga e gjithë bota, të cilët na sollën një harmoni të plotë tëstilizimit të veshjeve etnografike shqiptare në ato moderne. Sigurisht që kjo mua më fal një emocion të jashtëzakonshëm si producente dhe autore për ta vazhduar më tej këtë nismë duke rritur ambiciet për të ndërtuar javën e modës shqiptare të bazuarnë etnografi.
Muza trokiti në çdo derë ku jetojnë shqiptarët, kudo nëpër botë. Ky spektakël nuk është thjesht një natë, por një vit punë dhepërkushtim për të dhuruar një përvojë magjike për stilistët e rinj, publikun, të ftuarit dhe personalitetet e shumta që na nderuan me praninë e tyre. I falënderoj përzemërsisht anëtarët e jurisë që kanë dhënë emrin dhe përkushtimin e tyre për këtë kompeticion, ekipin e palodhur që unë drejtoj dhe 3777 të rinjtë shqiptar nga e gjithë bota që aplikuan për të qenë pjesë e këtij edicioni.
Puna, arti, krijimtaria dhe ekonomia krijuese, së bashku me talentin e jashtëzakonshëm të të rinjve tanë, sigurojnë një të ardhme të ndritur për Muzën si një platformë ndërkombëtare.
Të rinjtë tanë e meritojnë këtë qasje dhe orientim global. Këtë vit, patëm kënaqësinë të mirëpresim si të ftuar special stilistenme famë botërore Nicole Miller dhe balerinin e mirënjohur Tony Dovolani. Prania e tyre ishte një moment i veçantë për të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun, duke forcuar mbështetjen ndërkombëtare për këtë platformë, por gjithashtu mundësuan prezantimin e Muza Competition për publikun amerikan në revistën Women’s Wear Daily, e cilësuar shpesh si “Bibla e Modës”.
Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon është krijuar me idenë për të mësuar, ndihmuar dhe kontribuar. Kam pasur fatin që mëështë besuar drejtimi i kësaj platforme, dhe besoj që kemi dhënë një kontribut të vlefshëm në fushën e turizmit rajonal. Arritjet që kemi realizuar janë falë përkushtimit të të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe mbështetur këtë iniciativë.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj. Së bashku, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt një të ardhmetë ndritur për modën shqiptare.
*Andriola Kambo
Producente e Muza Competition
Galeria fotografike
bal