Lajme

Ambasada e SHBA’së njofton për takimin Kasanof-Osmani, Qeverisë ia përmend veprimet e djeshme – Presidentes ia vlerëson qëndrimin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës kanë ndarë detaje të reja rreth takimit në mes të presidentes Vjosa Osmani me ndihmës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof. Nga ambasada thanë se temë e diskutimit ka qenë edhe aksioni i djeshëm në mbylljen e objekteve të komunave paralele në katër komuna në veri të vendit.

Në reagim tutje thuhet se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje një aksion pa u konsultuar me bashkësinë ndërkombëtare.

Tutje, nga ambasada theksojnë se vlerësojnë qëndrimin e presidentes Osmani që të ketë koordinim me aleatët rreth veprimeve të Qeverisë.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot DAS Alexander Kasanof dhe Presidenti Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh kyçe, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e presidentes Osmani për koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.