LifeStyle

5 gabimet që Virgjëresha mund të bëjë në dashuri, sipas astrologes

Virgjëresha është ‘mbretëresha e overthinking’ dhe analizon me detaje gjithçka, që nga veprimi më i vogël e deri te ngjarjet madhore. Ky është një zakon që ndikon në një marrëdhënie dhe shpeshherë, negativisht, pasi Virgjëresha ka tendencën që të veprojë sipas skenareve që krijon në kokë.

Si rregullohet? Mbaj një ditar dhe shkruaj ndjesitë dhe mendimet e tua.

Ngec në rutinë

Si një shenjë Toke, Virgjëresha nuk jeton dot pa rutinën dhe ky është një fakt. Kjo shenjë horoskopi e respekton shumë rendin dhe rregullin, ndaj nuk është çudi që çdo ditë të bëjë të njëjtën gjë. Megjithatë, kjo mund të sjellë mërzi dhe monotoni në një raport.

Si rregullohet? Duke vendosur me personin tjetër që të miksoni pak rutinën, të dilni në një takim romantik, të shihni një film në kinema etj. S’ta qajmë hallin për ide.

Nuk kërkon ndihmë

Natyra e një Virgjëreshe është e tillë: Është partnere, mike dhe kolege shumë e mirë, por nuk di ta nxjerrë nga goja fjalinë: “Të lutem, më ndihmo!”. S’e dimë pse është kaq e vështirë, por dimë që të paktën në aspektin e lidhjes, kjo duhet të ndryshojë. Partneri do të jetë mëse i lumtur që të të ofrojë ndihmën në situata të ndryshme.

Si rregullohet? Kuptoje që s’je superhero dhe të gjithë kemi nevojë për ndihmë!

Do të “rregullosh” njerëzit

Virgjëresha është një shenjë e orientuar drejt ‘shërbimit’. Ajo udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe sigurisht që do ta bëjë botën përreth një vend më të mirë. Virgjëresha, shpesh hyn në marrëdhënie vetëm për të “rregulluar” personalitetin dhe jetën e njerëzve me të cilët lidhet. Dakord deri këtu, por mos ndoshta personi në fjalë nuk do të ndryshojë?

Si rregullohet? Duke e ditur vlerën tënde dhe duke kuptuar se nuk është detyra jote të kujdesesh për njerëz që i dinë pasojat e veprimeve të tyre. Na fal për sinqeritetin, por po të flasim në gjuhën tënde!