Fotoja që shihni më poshtë është e Kevin Cungut, 22-vjeçarit me precedent penal që u arrestua sot nga Policia e Tiranës, pasi ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.
Siç shihet dhe në foto, i riu pozonte në foto me armë. Ai në dorë mban një pistoletë, ndërsa krah tij një tjetër armë gjahu.
Cungu është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.
Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15-vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15-vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.