Lajme

Dy persona të lënduar pas një aksidenti mes dy automjeteve në Vitomiricë të Pejës

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture në rrugën Pejë-Istog.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova deklaroi se aksidenti ndodhi rreth orës  16:40 në Vitomiricë.

“Sot rreth orës 16:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën Pejë-Istog, saktësisht në fshatin Vitomiricë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Të njëjtit janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë për tretman mjekësor. /teve1.info/