Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak çasteve në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, që për pasojë dyshohet se kanë lënë të plagosur një person.
Tëvë1 mëson se tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë policore si dhe autoambulanca.
Redaksia ka dërguar pyetje në polici, por të njëjtit akoma nuk kanë dhënë detaje. /teve1.info/