ShowBizzz

Salih Sekiraqa njëri nga të plagosurit në rastin që përfundoi tragjikisht sonte në Prishtinë

Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjën Aktash. Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhë përfundoi tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, bazuar në informacionet e para, njëri nga të plagosurit është edhe Salih Sekiraqa, i cili tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ai dyshohet se ka marrë plagë në këmbë.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.



ks