ShowBizzz

Ronela Hajati feston sot ditëlindjen, sa vjeç mbush këngëtarja

Dita e sotme, përkon me një ditë speciale për këngëtaren Ronela Hajatin. Artistja feston ditën e lindjes, 35-vjetorin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen për mua. Jam shumë krenare për veten time”, – ka shkruar ajo krahas disa fotove që ka ndarë në rrjetin social ‘Instagram’.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Për ju që nuk e dinit, Ronela është shenja e Virgjëreshës në horoskop, të cilën e tregon herë pas here në postimet e saj në ‘story’.

Kujtojmë se artistja ka qenë shumë e ngarkuar me projekte dhe koncerte këtë verë, duke u bërë një nga këngëtaret më të kërkuara në klube.

Dalja e parë e Ronela Hajatit në televizion, shënon në moshën 4-vjeçarë në emisione fëmijësh. Që e vogël ka studiuar piano dhe balet, pjesëmarrëse në shumë festivale fëmijësh duke përmendur çmimin e parë në Tetovë, Maqedoni në Festivalin e vitit.

Më pas në moshën 12-vjecare ka qenë e pranishme në spektaklin “Kërkohet një yll”, duke vijuar 6 muaj më vonë si një konkurrentë e Talent-Show-t “Ethet e së premtës mbrëma” dhe arriti të kualifikohej deri në 30 këngëtarët më të mirë, ndonëse ende një fëmijë.

Më pas konkurrente ne “Poleposition”, Top Channel, duke arritur deri në finale. Në moshën 16-vjeçare, pjesëmarrëse në “Star Academy 1” Tv Klan, vlerësohet me cmimin Best Performancë pas 6 muajsh sfida të fituara.