Lajme

Aksident në Korçë, shoferi pëson infarkt kardiak në timon, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulevardin Republika të Korçës, pas një infarkti të papritur të një drejtuesi automjeti, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një automjet tjetër.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi që po drejtonte një automjet tip Volkswagen ka pësuar infarkt gjatë drejtimit të tij.

Raportohet se drejtuesi i Volkswagen-it është transportuar në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sakaq, policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar faktorët e mundshëm që kontribuuan në këtë ngjarje të rëndë.