Televizioni “tëvë1”, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me analistin politik, Xhevdet Pozhari.
Pozhari do të jetë pjesë emisionit politik “Këndi i Debatit”, në cilësinë e analistit politik.
Me këtë rast drejtori gjeneral i “tëvë1”, Mehmet Kalisi i uroi mirëseardhje, duke shprehur bindjen se prurjet e tilla do ta fuqizojnë edhe mëtej mediumin më të ri në vend.
Ndërsa, Pozhari falënderoi menaxhmentin e “tëvë1” për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ofruar.
Xhevdet Pozhari, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në gazetari dhe ka punuar në shumë mediume, duke filluar nga RTV21, Alsat M, ATV, themelues i portalit Almakos, etj.
Po ashtu ka qenë edhe Konsulent Politik dhe analist në disa mediume.
Ka të përfunduar Fakultetin e Edukimit, Biologji – Kimi dhe Fakultetit Juridik në UP.