Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit si ‘Fifi’ prej disa vitesh tashmë po shijon një lidhje dashurie me Adis Patushin.
Dyshja janë bashkë prej rreth tre vitesh si dhe kanë bashkë edhe një fëmijë, një djalë të quajtur Theo Mal Patushi, i cili erdhi në jetë në prill të vitit 2023.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi krah partnerit, duke i bërë atij dhe një dedikim.
“Jemi shumë të ndryshëm, përlahem shumë ama edhe duhemi shumë”, ka shkruar artistja.
Kujtojmë se romanca e tyre erdhi pas eksperiencës së Fifit në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania. Adisi më parë ka qenë i martuar me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka edhe një djalë, Troin.