Në margjinat e Forumit të Bledit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, zhvilloi një takim me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tanja Fajon.
Në një komunikatë për media është bërë e ditur se në qendër të diskutimeve ishte roli i Sllovenisë gjatë kryesimit të Këshillit të Sigurimit gjatë muajit shtator.
“Ministrja Gërvalla dhe homologia e saj sllovene diskutuan gjithashtu për marrëveshjet ndërshtetërore, njohjen reciproke të patentave të shoferëve, zgjerimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike, si dhe mbështetjen e Sllovenisë në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, Gërvalla ka falënderuar Fajon për ftesën dhe organizimin e shkëlqyer të Forumit të Bledit, duke theksuar se ky forum “luan një rol të madh në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”. /teve1.info/