Lajme

Arrest shtëpiak ndaj mësimdhënësit në Kaçanik, dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak mësimdhënësit nga Kaçaniku, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një nxënëse e cila ka qenë nën moshën 16-vjeçare.

Sipas komunikatës thuhet se Prokuroria në Ferizaj kishte kërkuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit, por gjykata ka vendosur t`ia caktojë masën e arrestit shtëpiak.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzike, për tu përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara ia zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri ia shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka refuzuar, për të cilën të pandehurit i cakton masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet nga gjykata./teve1.info/