Kuriozitete

Ishulli i pazbuluar evropian me plazhe mahnitëse dhe oferta ekonomike, ‘lutet’ për vizitorë

Një ishull i pavlerësuar sa duhet mes destinacioneve të Evropës për bukuritë e tij dhe mikpritjen, kërkon vizitorë të huaj për sezonin veror.

Korsika – e njohur si ishulli i mrekullueshëm i grekëve të lashtë me mijëra kilometra bregdet – konsiderohet ende si një destinacion ‘sekret’ pasi pak turistë e zgjedhin atë në sezonin veror.

Por, meqenëse besohet se aty ka lindur perandori famëkeq Napoleon Bonaparte, nuk preferohet nga turistët francezë, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

Janine Marsh, e cila jeton në veri të Francës thotë se është e habitur përse bashkëatdhetarët e refuzojnë ishullin që dikur ka qenë italian.

“Është vend i mrekullueshëm, i mbushur me pemë të egra limoni, fiku e ullinj. Fshatra të vegjël piktoreskë qe i ngjitën faqes së malit si midhjet në kurrizin e balenës, me arkitekturë të stilit barok, fortifikime të vjetra dhe plazhe me rërë të pastër”.

Ishulli ka më shumë se 200 plazhe dhe mbanë një prej hekurudhave më të bukura të Evropës.

Ndërsa Porto-Vecchio, është qyteza piktoreske me pamje sensacionale të plazhit Santa Giulia.

Porti më jugor i ishullit, Bonifacio tërheq vëmendjen me citadelën në majë të shkëmbit.

Operatorët turistike thonë se nëse mërziteni në Korsika, ishulli italian i Sardenjës është vetëm një orë larg me traget.