Ndarja e moderatores Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, ishte nje nga temat me te nxehta se fundi në shtypin rozë. Moderatorja vete megjithate, ka preferuar heshtjen ndaj ketyre aludimeve dhe duket se po vijon të fokusohet te karriera e saj.
Ndërkohë, rrjeti ka filluar të ‘ziejë’ sërish për lidhjen e saj me Krenarin dhe kjo për shkak të një te ftuare të veçantë në 33-vjetorin e Luanës. Bëhet fjalë pikërisht për motrën e Krenarit, Abetare Çoçaj, e cila mori pjese në festë, e jo vetem kaq por edhe postoi foto me Luanën, që u ripublikua me pas nga vetë moderatorja. Menjehere nisen pyetjet nese ky eshte nje sinjal per një rikthim të mundshëm mes Luanës dhe Krenarit, apo thjesht një tregues se ajo ka raporte të mira me ish-kunatën.
bal