Lajme

Shatri: Kurti po mashtron me statistika për investimet e huaja

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri thotë se kryeministri aktual po mashtron me shifrat kinse ka rritje të investime të huaja direkte.

Ai thotë se nuk është korrekte të bësh krahasime të tilla siç po bënë Kurti.

“Nuk është ndonjë sukses se nuk mundësh të bësh këso krahasime sa për të bërë reklama, ajo ka qenë tjetër periudhë nuk është korrekte, por këto janë shifra sa për të mashtruar”, theksoi Shatri.

Ndryshe, Kurti ka shkruar sot gjatë ditës në “Facebook” se mesatarja vjetore e Investimeve të Huaja Direkte gjatë qeverisjes është 705.6 milionë euro apo, siç ka shkruar ai, 2.4 herë më shumë sesa mesatarja vjetore gjatë qeverive të kaluara e cila është 299.8 milionë euro nëse e marrim nga viti 2007 e këtej.