LifeStyle

‘Kur do të martohet Mira?’/ Murati rrëfen pyetjen e parë që nëna e saj i drejtoi ChatGPT

Mira Murati, njeriu prapa ChatGPT-së, një program i inteligjencës articiale tashmë i njohur globalisht, ka folur për kohën kur u lansua ky program.

Në fjalimin e saj, Murati ka treguar për bisedën e parë të nënës së saj me ChatGPT-në.

Sipas Muratit, nëna e saj e kishte pyetur ChatGPT-në se kur do të martohej ajo.

“Ishte tepër e vështirë t’ua shpjegoja prindërve të mi se çfarë bëja, para se të lansonim ChatGPT. Dhe kur e lansuam ChatGPT-në në nëntor të 2022, nëna ime jeton në Itali. Motra ime po ia tregonte ChatGPT dhe “Shiko, kështu e përdorë atë. Vetëm shkruaj në të”. Dhe ajo mund ta bënte atë në gjuhën shqipe. Ajo nisi të shtronte pyetje për të kuptuar se çfarë mund të bëjë. Dhe ajo po bisedonte me atë dhe ajo tha “A mund të pyes çfarë të dua?”. Motra ime i tha “Po, pyete çfarë të duash. Pastaj ajo shkroi “Kur do të martohet Mira?” – tregon Murati, teksa audienca qeshet.