ShowBizzz

Princ Harry qëndroi në shtëpinë e fëmijërisë së Princeshës Diana gjatë vizitës në Britani

Princi Harry ka qenë së fundmi në Britani për funeralin e xhaxhait të tij Lord Robert Fellowes, siç edhe u raportua gjerësisht nga mediet e huaja.

Duka i Sussexit, që hoqi dorë nga titujt mbretërorë, qëndroi me dajën e tij Charles Spencer në Althorp House, shtëpia e fëmijërisë Princeshës Diana.

Në shërbimin e funeralit në kishën e Shën Marisë në Norfolk, ishte i pranishëm edhe Princi William.

Sidoqoftë, siç raportojnë mediet e huaja, ata nuk folën me njëri-tjetrin.

“Shumë njerëz u befasuan kur panë që erdhi Harry”, tha një person i cili ishte i pranishëm aty.

“Ai ishte në formë të mirë dhe mund ta dalloje se ishte shumë i lumtur që po shihte të gjithë”, potencoi tutje ai.

Në anën tjetër, burimet i thanë US Sun se Harry dhe William kishin shkuar në mënyrë diskrete dhe e kishin mbajtur distancën me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.