ShowBizzz

Artistët nga Gjeorgjia i ‘vodhën’ këngën, reagon Miriam Cani

Një këngë e fuqishme mund të prekë shpirtra në çdo cep të botës, dhe ky është rasti me “Duamë”, një prej projekteve më të suksesshme të dyshes së mirënjohur shqiptare, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Ndërsa ky projekt muzikor ka pushtuar zemrat e shqiptarëve, duket se ndikimi i tij ka kapërcyer kufijtë, duke u bërë një burim frymëzimi edhe për artistë të huaj.

Dy artistë nga Gjeorgjia kanë përdorur melodinë e “Duamë” për të krijuar një projekt të tyre muzikor, një veprim që ka ngjallur vëmendjen e fansave të Albanit dhe Miriam-it. Sapo kanë dëgjuar ngjashmërinë e melodisë, fansat e këngëtarëve shqiptarë kanë vënë në dijeni artistët për këtë zhvillim.

Për të sqaruar situatën, Miriam Cani ka reaguar në rrjetet sociale, duke ndarë mendimin e saj rreth këtij kopjimi muzikor. Në një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, ajo shkruan:

Këto ditë po na dërgojnë shumë njerëz një cover të këngës Duam nga dy artist nga Gjeorgjia, ndoshta sepse po qarkullon shumë në Shqipëri. Faleminderit për raportimin, por ka më shumë se 1 vit që ka dalë dhe ne jemi në dijeni që atëherë dhe pse nuk i njohim personalisht. Edhe pse do kishte qenë mirë të na kishin kërkuar leje për të drejtat e Cover-it, prapë se prapë ne u treguam dashamirës dhe nuk ua bllokuam këtë version.“

Në postimin e saj, Cani falenderon fansat për vigjilencën e tyre, duke sqaruar se ata janë të vetëdijshëm për këtë version prej më shumë se një viti. Ndërsa thekson se do të kishte qenë e drejtë që artistët e huaj të kishin kërkuar leje paraprakisht, ajo gjithashtu tregon zemërgjerësi duke mos ndjekur rrugën ligjore për të bllokuar përdorimin e melodisë.



lokimagazine