Tre persona, të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, janë arrestuar të martën në Gjakovë.
Sipas raportit, të dyshuarit, me mjete të mprehta i kanë sulmuar dy persona tjerë, për motive të panjohura.
Viktimat kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje e njëri prej tyre është liruar.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të mprehta-thika dy viktimat meshkuj kosovarë. Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dhe njëri është liruar”, thuhet në raport./teve1.info/