Lajme

Dy motrat lagin njëra-tjetrën me shampanjë, Marina nxjerr pamjet nga festa e çmendur e Luanës në jug

Mbrëmjen e djeshme moderatorja e njohur Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e saj të 28-të. Për këtë moment të veçantë për të, ajo ka organizuar një festë me miqtë e saj më të afërt.

Eventi është zhvilluar në Jug, ndërsa kanë qenë të ftuar dhe shumë personazhe VIP.

Sakaq, në rrjtetet sociale janë publikuar edhe pamjet nga festa e çmendur e moderatores. Është motra e saj, Marina e cila ka ndarë më ndjekësit momentet më të nxehta të festës. Në një video të publikuar nga kjo e fundit, ajo dhe Luana shfaqen duke lagur njëra-tjetrën me shampanjë.

Në festë ka qenë po ashtu i pranishëm edhe Krenar Çoçaj, i dashuri i Luanës. Dyshja asnjëherë nuk e kanë pranuar lidhjen, por ishte kunati i saj Geti ai i cili publikoi foto me Krenarin nga festa e moderatores.