Policia e Kosovës, të martën ka arrestuar një grua në Prishtinë. Në raport thuhet, se e dyshuara ka penguar procesin mësimor.
E njëjta, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta kishte penguar procesin mësimor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.