Artistja Rezarta Shkurta po vazhdon të mbetet personazh publik super aktive në mediat sociale.
Sot ajo na përditësoi me të rejat nga jeta jashtë punës së saj prej shkrepjeve të fotografive, derisa ndau imazhe të një lëndimi në fytyrë.
Një lëndim që më saktë përfshin një gërvishje, Rezarta e morri si “dhuratë” nga qenushi i saj.
Në një video të ndarë në llogarinë e saj të Instagramit ku numëron mbi 1 milion ndjekës, Rezi shihet duke bërë shaka me qenushin e saj, teksa e kritikon për gërvishjen.
Gjithsesi, dyshja reflektojnë një lidhje të veçantë dhe qenushi i saj është jo rrallë herë prezent në storiet që ajo ndan me ndjekësit.
Shërim të shpejtë, Rezi!
ks