Shpat Kasapi, artisti i mirënjohur, u shfaq këtë mëngjes në “Wake Up” dhe u përball me një pyetje që duket se e ka ndjekur shpesh kohët e fundit: “Përse nuk bëhesh pjesë e “Big Brother VIP”?”.
Moderatorët e emisionit e vendosën Kasapin në një situatë “sikleti” duke e ngacmuar me këtë pyetje, e cila ka zgjuar interesin e shumë njerëzve.
Shpati zbuloi se kjo nuk është hera e parë që përballet me këtë pyetje. Madje, ai rrëfen se shpesh e merr edhe nga persona të ndryshëm, veçanërisht në palestër, të cilët e inkurajojnë që të marrë pjesë në këtë reality show, duke i thënë se nuk ka asgjë për të humbur.
Dhe cila është përgjigja e tij për këtë ide? Ja si përgjigjet Shpati:
“Po, pse jo, ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë u them, ‘unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem.’ E më thonë, ‘ke 20 vite karrierë, s’ke çfarë humb.’ Edhe unë i them, ‘epo votomë! Do mem pa aty? Votomë!’”
Duket se Shpati është i hapur ndaj idesë për të qenë një nga konkurrentët e këtij sezoni.
View this post on Instagram
lokimagazine