ShowBizzz

Refuzoi ta takonte në “BBV”, si është sot marrëdhënia e Sara Gjordenit me motrën e Bardhit?

Sara Gjordeni festoi dje ditëlindjen, e sot, ndau në rrjete sociale disa fotografi ku dukej tepër e lumtur nga surpriza që kishte marrë nga partneri i saj, Bardhi, lidhja me te cilin nisi brenda shtepise se “BBV3”. Sakaq, ndjekesve nuk ka ka shpetuar një tjetër detaj në ditëlindjen e Sarës, urimin e veçantë nga kunata e saj, Afërdita Idrizi.

Refuzoi ta takonte në “BBV”, si është sot

Motra e Bardhit nuk kishte pranuar ta takonte modelen gjatë një spektakli në Big ku hyri për të surprizuar vëllain e saj. Por si janë sot raportet mes saj dhe Sarës? Aferdita tani thote se e ka gjykuar në fillim Sarën, por i la kërkuar më pas falje dhe sikurse tregon, tashmë raporti mes tyre është shumë i mirë.

“Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës! Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty”, shkruan ajo.



bal