Modelja australiane, Elle Macpherson, zbuloi se ajo luftoi me kancerin e gjirit dhe nuk pranoi t’i nënshtrohej kimioterapisë.
Më pas, tha se kishte vendosur për një qasje holistike ndaj trajtimit dhe theksoi se ky vendim nuk është për të gjithë.
“Ishte një tronditje, diçka e papritur dhe konfuze dhe e frikshme në shumë mënyra dhe me të vërtetë më dha mundësinë të gërmoj thellë në ndjenjën time të brendshme për të gjetur zgjidhjen e duhur”, tha ajo.
Ndonëse shtatë vite më parë u diagnostikua me kancer, ajo nuk donte të fliste për këtë në publik.
Ylli i famshëm theksoi se donte të trajtohej në fshehtësi.
Modelja u diagnostikua me një lloj kanceri, HER2, karcinoma intraduktale pozitive që pranon estrogjenin. Ajo zbuloi se mjeku më pas sugjeroi një mastektomi me rrezatim, kimioterapi, terapi hormonale dhe rindërtim të gjirit.
Macpherson tani i është përkushtuar shëndetit të saj dhe çdo ditë kujdesemtpër mendjen, trupin dhe shpirtin duke praktikuar ushtrime të frymëmarrjes dhe meditim.