Kuriozitete

Burri që ka fjetur vetëm 30 minuta në ditë për 12 vjet, thotë se ‘i ka dyfishuar jetëgjatësinë’

40 vjeçari Daisuke Hori, nga Japonia thotë se jeton duke fjetur vetëm 30 deri 40 minuta në ditë, dhe se këtë e bën “duke stërvitur trupin dhe mendjen për të mos u ndjerë i lodhur”.

Hori, i cili jeton në prefekturën e Hyogo në perëndim të Japonisë thotë se stili tij i jetesës e bën të ndjehet aktiv, shkruan rrjeti South China Morning Post.

Kjo sipas tij e ka bërë t’i dyfishojë jetëgjatësinë, duke i lejuar më shumë kohë për të bërë punët e tij.

Në 2016, ai ka themeluar shoqatën e Gjumë-shkurtërve të Japonisë, madje prezanton jetën e tij në një kanal në YouTube të quajtur “Nature Sleep”.

Njerëzit që kanë nevojë për fokus të vazhdueshëm në punën e tyre besohet se përfitojnë më shumë se gjumi i cilësisë së mirë sesa orët e gjata të gjumit, pa llogaritur ata që kanë probleme me gjumin.

Kjo ndodh për shembull me doktorët e zjarrfikësit që flenë në periudha më të shkurtra por me më shumë efikasitet, thotë Daisuke sipas rrjetit Daily Star.

Një stacion televiziv vendas ka ndjekur rutinat e Hori për tre ditë duke treguar sesi ne ditën e parë ai fjeti vetëm  26 minuta dhe u zgjua në mënyrë natyrale, i mbushur me energji, para se të shkonte në punë e më pas në palestër.

Mediat thonë se Daisuke i ka mësuar teknikat e tij të gjumit e të shlodhjes qindra studentëve, edhe pse ekspertët nuk janë dakord me filozofinë e tij.

Shkenca zyrtare thotë se gjumi është një nevojë thelbësore njerëzore dhe mangësitë e tij mund të shkaktojnë probleme fizike e mendore.

Neurologu Guo Fei, i spitalit të Huazhong tha: “Për të rriturit rekomandohet shtatë deri në tetë orë gjumë në ditë, pasi gjumi është periudha kur trupi dhe truri rekuperohen e riparohen, ndërsa mangësitë e tij shkaktojnë probleme imunitare dhe kardiovaskulare”.