Është arrestuar një person në Obiliq, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton.
Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur rreth oërs 22:30, raporton teve1.info
“Obiliq / 04.09.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën është duke bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në raport.