Në 27 vjetorin e vdekjes së humanistes shqiptare, Nënë Tereza u kërkuar që në Kosovë të krijohen ura mirëkuptimi dhe dialogu që qojnë drejt paqes.
Në meshën e mbajtur për të nderuar veprën dhe jetën e Shën Nënë Terezës, e cila u mbajt në Katedralen që mban po emrin e saj, ishin të pranishëm qytetarë të shumtë.
Nga Tivari drejt Kosovës kishte ardhur për të shënuar këtë ditë edhe kryeipeshki i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj, i cili theksoi se paqja nuk është mungesa e luftës, por prania e drejtësisë dhe dashurisë për njëri-tjetrit.
Gjonlleshaj theksoi se mjafton të ndiqet shembulli i Nënën Terezë për t’u qëndruar afër atyre që kanë nevojë.
“Nënë Tereza na thërret që të jemi ndërtues të paqes dhe unitetit ajo na kujton që të mos shikojmë vetëm dallimet tona, por të kërkojmë atë që na bashkon. Paqja nuk është thjesht mungesa e luftës por prania e drejtësisë, dashurisë dhe e respektit për njëri-tjetrin. Në një vend si Kosova me historinë e saj të pasur dhe sfiduese është e rëndësishme të kujtojmë fjalët e Nënë Terezës nëse duam paqe të vërtetë duhet të fillojmë të duam, le të fillojmë këtu dhe tani në këtë vend të shenj në këtë shenjtërore, mu në festën e Shën Terezës në këtë Katedrale duke ndërtuar ura të mirëkuptimit dhe të dialogut. Le të kërkojmë unitet dhe bashkëpunim me të gjithë ata që jetojnë në këtë tokë pavarësisht besimit apo përkatësisë së tyre. Kjo është rruga e paqes që na e mëson Nëna Tereza”, theksoi kryeipeshkri i Tivarit.
Kryeipeshkvi Gjonlleshaj para të pranishmëve u shpreh se humanistja, Nënë Tereza është shembull prej të cilit duhet të frymëzohen të gjithë.
“Le të frymëzohemi nga shembulli i saj dhe të reflektojmë si mund të shërbjemë më shumë, të japim më shumë dhe të japim më shumë. Si mund të jemi ndihmë dhe mbështetje për ata që na rrethojnë e që kanë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen tonë ne duhet të kujtojmë edhe nevojën e pashmangshme për të qenë të vetëdijshëm për nevojën e të tjerëve…. Ajo e shihte misionin e saj si një mënyrë për të shërbyer Krishtin në personat më të dobët, ajo e dinte që dashuria e saj për njerëzit ishte reflektim i dashurisë së zotit për të gjithë ne dhe në çdo person që takonte ajo shihte fytyrën e Krishtit”, theksoi Gjonlleshaj.
Kryeipeshkvi i Tivarit, Rrok Gjonlleshaj në këtë meshë përkujtimi dhe nderimi për Nënën Terezë deklaroi se ajo ishte hallkë e dashurës e mirësisë.
“Roli i Nënës është i ngritur në nivelin më sublim fal amësisë. Ajo përshkon dimension më të thellë të jetës duke qenë një hallk e dashurisë, mirësisë, butësisë, faljes, mëshirës dhembshurisë, sakrificës, dhembjes, vuajtjes dhe shërbimit….. Në një botë që shpesh duket e ndarë, ku luftërat, urrejtjet dhe varfëria po na sfidojnë çdo ditë Nënë Tereza na kujton për fuqinë transformuese të dashurisë çdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona në shtëpitë, në vendet tona të punës kemi mundësinë të zgjedhim dashurinë mbi urrejtjen, mirësisë mbi indiferencën dhe shërbimin ndaj tjetrit mbi egoizmin”, theksoi ai.
Sot në Kosovë po shënohet edhe Dita e Humanizmit në Kosovë, vendim të cilin e pati marrë Qeveria e Kosovës më 5 shtator 2022 në shenjë respekti dhe përkujtimit nga Republika e Kosovës për humanisten shqiptare, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza.
E gjatë ditës së sotme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar Nënë Terezën duke theksuar se ajo mbetet fanarë dhembshurie, përulësie dhe shërbimi vetëmohues ndaj njerëzimit./