Supermodelja e njohur Bella Hadid është bërë imazhi i ri i markës luksoze të bizhuterive Chopard. Në moshën 27-vjeçare, Bella po ndjek hapat e Julia Roberts, e cila është 56 vjeçe dhe filloi të modelonte për Chopard në vitin 2021, madje duke kontribuar në një koleksion për markën.
Në një intervistë për WWD.com, Bella shprehu entuziazmin e saj për këtë bashkëpunim. “Kam qenë një admiruese e Chopard për shumë vite. Jam shumë e emocionuar që i bashkohem familjes Chopard”, tha ajo.
Ky bashkëpunim vjen në një periudhë të ngarkuar për Bella Hadid, e cila ka bërë hapa të rëndësishëm në botën e biznesit, duke lançuar kompaninë e saj të parfumeve, Orebella.
Orebella ka krijuar tre parfume që jo vetëm ofrojnë një aromë të këndshme, por gjithashtu hidratojnë lëkurën.
bal