Vitin e kaluar, Johnny Depp i shqetësoi fansat me pamjen e tij dhe më së shumti tërhoqën vëmendjen dhëmbët, të cilët dukeshin sikur ishin krejtësisht të kalbur. Aktori tani është fotografuar se fundi me pushime në Bahamas duke u dukur plotësisht i relaksuar dhe me humor të mirë. Depp qeshi disa herë në nje vide te realizuar atje me nje fans dhe ndjekesit vunë re se 61-vjeçari i kishte rregulluar dhëmbët. “Mendoj se dhëmbët e tij duken më mirë se kurrë”, “Më në fund dhëmbët e tij janë të drejtë dhe të bardhë”, “Padyshim që i ka rregulluar dhëmbët. Ai duket më mirë se kurrë”, ishin disa nga komentet.
Thuhet se Depp ka pasur gjithmonë probleme me higjienën orale, gjë që e vërteton edhe deklarata e tij e vitit 1995 për revistën Premiere. “Kam një tufë kavitetesh. Kam bërë një nderhyrje në dhëmbë. Është si një copë e vogël e thyer. Jam krenar për dhëmbët e mi”, tha Depp në atë kohë. Ai shpjegoi gjithashtu se nuk i pëlqejnë njerëzit me dhëmbë të bardhë të pastër. Deklaroi se pavarësisht dhëmbëve të tij të dobët, nuk donte të ndalonte së piri verë të kuqe dhe cigare.
bal