Pas më shumë se një jave, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit tjetër, i cili është përfshirë në plagosjen që ndodhi në rrugën “Maliq Pashë Gjinolli” në Prishtinë. I dyshuari ka dorëzuar edhe armën që është përdorur në rast dhe ndaj tij tashmë është lëshuar urdhër për ndalim.
I dyshuari kryesor që u dërgua sot në mbajtje është Shpend Azemi, djali i të dyshuarit tjetër Sokol Azemit.
Ata po dyshohen për rastin e 27 gushtit, ku viktimë ishte Ekrem Bulliqi, i cili u plagos me armë zjarri.
Lajmin për ndalimin e Azemit e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.
“Nga hetuesit policor gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme zjarri e cila dyshohet të jetë përdor në rast. Personi i dyshuar Sh.A, mashkull, 29 vjeç, është intervistuar nga ana e policisë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje. Ndaj tij po kryhen procedurat për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.”