Lajme

Elshani: Kemi informacione se bllokada do të ketë edhe në pikë kalimin Kullë me Malin e Zi

Zëvendësdrejtori për veriun e Kosovës, Veton Elshani, thotë se përveç pikave kufitare me Kosovën, kanë informacione që bllokada mundet me pas edhe me Malin e Zi.

Elshani tha se ka lajmërim që bllokada do të ketë te pikë-kalimi kufitar në Kullë andej nga Mali i Zi.

“Ne kemi informacione se bllokim do të ketë nga ora 18:00, mirëpo e gjithë dita e nesërme është diskutabile ndoshta edhe nuk do të ketë bllokada. Informacione ka që do të ketë. Lajmërimi është që do të ketë bllokadë edhe në Kullë andej nga Mali i Zi. Do ta shohim se sa do të ecë kjo punë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se Policia e Kosovës çdo plan operacional e realizon në kuadër të koordinimit me KFOR-in.

“Krejt veprimet rreth këndej kufirit çka do që ne veprojmë i kemi në koordinim me KFOR-in, kemi edhe patrullime të përbashkëta me ta. I tregojmë për planet tona operacionale, i informojmë për punën tonë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyer me ta”, tha Elshani.

Të premten është paralajmëruar bllokimi i pikave kufitare të cilat lidhin Serbinë me Kosovës, thirrje kjo e lëshuar nga e ashtuquajtura “Organizata për bllokada në Serbi”.  Kjo organizatë i ka bërë thirrje qytetarëve serbë t’iu përgjigjen ftesës pozitivisht për të protestuar të premten në ora 18:00, e cila sipas tyre do të vazhdojë deri në largimin e njësive speciale nga veriu./teve1.info/