ShowBizzz

Angelina Jolie tregon arsyen e trishtë përse nuk mban miq të ngushtë!

Angelina Jolie rrefeu për “The Hollywood Reporter” arsyen perse nuk ka shumë miq të ngushtë në jetën e saj. “Kjo nuk më shqetëson aspak, sepse unë nuk kam realisht marrëdhënie të tilla në jetën time. Pra, një person që mund ta telefonoj në orët e para të mëngjesit për një shqetësim apo për të ndarë një lajm të bukur, nuk e kam një të tillë në jetën time. Shpesh mendoj se miku/mikesha mund të jenë duke kaluar një moment të keq në jetën e tyre, mund të jenë duke humbur prindërit…Ka shumë situata që më bëjnë të tërhiqem. Por, kjo ndodh edhe se dikush më ka tradhtuar. Po, më kanë tradhtuar në miqësi”, u shpreh aktorja.

Angelina Jolie tregon arsyen e trishtë përse nuk mban miq të

Për Jolie, aktivistja për të drejtat e njeriut, Loung Ung, është një nga mikeshat e saj të ngushta, si edhe e ëma e ndjerë Marcheline Bertrand, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 56-vjeçare, pasi u diagnostikua me kancer në vezore dhe në gji. “Nëna ime ishte shumë pranë meje në shumë gjëra, por fatkeqësisht e humba atë. Në momentet më të vështira për mua dhe familjen time nuk i kam pasur pranë miqtë apo njerëzit të cilëve u besoj,”-shton ajo.

Në një tjetër intervistë gjatë vitit të kaluar me revistën “WSJ Magazine”, Angelina zbuloi se pikërisht gjashtë fëmijët që ajo ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt janë miqtë e saj më të mirë. “Ata janë njerëzit më të afërt në jetën time dhe janë miqtë e mi të ngushtë. Ne jemi shtatë njerëz shumë të ndryshëm, por kjo në fakt është forca jonë.”-tha Jolie.



bal