Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme (e mërkurë) ka qenë në vizitë në Podujevë, ku ishte i pranishëm në përurimin e dy shkollave në këtë komunë.
Teksa ishte brenda klasave, konkretisht në klasën e shtatë, ai u mundua ta zgjidhte një ekuacion në matematikë, që doli të jetë i gabuar.
Kurti më pas u kërkoi falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Obrançë të Podujevës për atë që bëri, duke u shprehur se tani është i gëzuar që nuk ishte nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrte notë kaluese.
Ky gabim i tij ka ngjallur shumë reagime kudo nëpër rrjet ku një i tillë nuk ka munguar as prej Getinjos i cili shkruan:
“Bre thoja se çfarë ndodhi, pse vëlla kaq shumë na dënuan me tatim…këta nuk e paskan ditur matematikën”, ka shkruar Getoar Aliu (emri i vërtetë) në Facebook.
lokimagazine